Rekord negativ për portin e Vlorës, muaji gusht me lëvizjet më të pakta të udhëtarëve

Rekord negativ për portin e Vlorës, muaji gusht me lëvizjet

Situata e krijuar nga koronavirusi bëri që gushti të shënojë një rekord negativ në portin e Vlorës me lëvizjet më të ulta të udhëtarëve përgjatë një sezoni turistik. Fluksi i ulët edhe në dalje, ku në fundjavë u larguan rreth 900 udhëtarë, ose 10 % e numrit të udhëtarëve të të njejtës kohë vitin e kaluar.

Situata e krijuar nga koronavirusi ndikoi që portet të shënojnë rënie të ndjeshme të hyrjeve daljeve përgjatë sezonit turistik.

Gushti shënoi numrin më të ulët të udhëtarëve përmes portit të Vlorës, pavarësisht se pritshmëritë ishin të larta.

‘’Lëvizjet në gusht kanë qenë më të ulëta se prisnim. Po ta krahasojmë me muajin korrik. Nëse në korrik ishim 30%, në gusht jemi 14%. Vendosja e masave shtrënguese, karantinimi i ka ndaluar që të vijnë në Shqipëri.’’

Fundjava që lamë pas ndërkohë shënoi fluksin më të lartë në dalje me tragetet e linjës me italinë.

Por krahasuar me të dhënat e një viti më parë shifrat e lëvizjes janë shumë më të ulta.

‘’Kishte daljet më të mëdha gushti këtë vit, kishte 889 pasagjerë që u larguan dhe 195 mjete. Po të krahasohet me vite të tjera, është 10% e situtës normale të lëvizjeve.''

Dy tragetet e linjës me Brindisin nga porti i Vlorës kanë funksionuar rregullisht, por mbi bazë të rregullave kundër përhapjes së koronavirusit.

Vendi Lajme porti i vlores sezoni turistik 2020 Aktualitet udhetim

EMISIONET