Mediu u shpreh edhe per vendimin e Holandës për hapjen e negociatave me BE, duke e konsideruar një mesazh të qartë se me Edi Ramën nuk ka Shqipëri europiane.

Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj partie në njësinë numër  9, ku u vu re një prezencë e lartë edhe nga  banorët autokton tiranas, të cilët shprehën mbështetjen për Partinë Republikane.

Kryetari i PR-së theksoi se Tirana dhe mbarë Shqipëria e bashkuar me opozitën e djathtë, në zgjedhjet e 25 prillit  do të ndalin shkatërrimin e vendit nga regjimi i Edi Ramës, i cili  ka mbjellë vetëm varfëri, pasiguri, korrupsion dhe krim, papunësi dhe eksod masiv.

Mediu: Kjo qeveri ka sjellë vetëm,varfëri,papunësi, korrupsion, pasiguri, krim, eksod masiv të pjesës më aktive të shoqërisë. Interesat kombëtare janë zëvendesuar me interesat personale.Kalimi i Kodit elektoral pa konsensus, pa pritur vlerësimin e Komisionit të Venecias, injorimi i Gjermanisë dhe Europës është një krim kundër interesave kombëtare të Shqipërisë. Refuzimi që Edi Rama i bëri BE është refuzimi që ai i bën punës dhe qëllimit historik të shqiptarëve jo vetëm në këto 30 vite. Ky regjim i korruptuar njësoj si regjimi diktatoria është pozicionuar hapur si antishqiptare dhe anti-europiane.

Mediu u shpreh edhe per vendimin e Holandës për hapjen e negociatave me BE, duke e konsideruar një mesazh të qartë se me Edi Ramën nuk ka Shqipëri europiane.

Përballë kësaj situate, u shpreh Mediu, opozita duhet të bashkohet në çdo skaj të vendit, për t’u përballur me manipulimin e zgjedhjeve, me ndryshimin e Kushtetutës, Kodit Zgjedhor, bashkëpunimin me struktura të inkriminuara, si dhe kërcënimin karshi administratës.