Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku ka renditur  100 dështimet e Edi Ramës në 8 vite qeverisje.

Midis tyre është edhe reforma në arsim, të cilën Rama e ka cilësuar si një kthesë historike.

Por, sipas kreut te PD-së kjo reformë nuk ka pasur rezultat. Protesta e studentëve ishte vula mbi dështimin e reformës të Edi Ramës.