Reflekton Bashkia Tiranë, pranon që aktivitetet e Veliajt nuk janë live sikundër "shiten"

Reflekton Bashkia Tiranë, pranon që aktivitetet e Veliajt nuk

Pas disa rasteve radhazi kur kamerat e Ora News treguan se Kryetari i Bashkisë gënjente me aktivitetet që transmetonte live por në fakt nuk ishte live, këtë të enjte njoftimi që erdhi nga Bashkia në grupet e whatsappit, pranuan në një farë mënyrë që aktivitetet nuk janë live. Zyra e shtypit njoftoi dy aktivitete në të njëjtën kohë.

Disa herë më radhë kamerat e Ora News faktuan që aktivitetet live të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në fakt nuk ishin aq drejtëpërdrejtë.

Ato regjistroheshin më parë dhe transmetoheshin për publikun me logon LIVE.

Kjo metodë u praktikua nga Erion Veliaj pasi në fillim largoi mediat nga aktivitetet, duke i siguruar se çdo gjë mund ta merrnin në kohë reale nga aktivitetet e Kryebashkiakut. Dhe më pas, zyra e propagandës eleminoi edhe transmetimin live.

Në disa raste kamerat e Ora News kanë vajtur në vendin që aktiviteti zhvillohej live, dhe nuk kanë gjetur askënd aty.

Zbulimi i këtij mashtrimi nga ana e Ora News ka sjellë dhe reflektimin e Kryetarit të Bashkisë.

Të enjten e 1 tetorit në ditën e të moshuarve kryetari i bashkisë Erion Veliaj ishte tek shtëpia e të moshuarve.

Në njoftimin e shpërndarë nga Bashkia në grupet e whatsapp në fakt thuhet se në facebook do të jenë dy aktivitete, pra duke lënë të kuptohet për herë të parë që realisht nuk janë live.

"Pas pak në FB, kryetari Veliaj vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve me rastin e 1 Tetorit, si dhe një vizitë në shkollën “Abdullah Keta”. Flm"

Ky tekst i shkurtër ka brenda reflektim dhe ndoshta pendesë  për një sjellje reale, por që gjithësesi gjithçka sërish është pa prezencën e gazetarëve.

Vendi Lajme bashkia tirane Aktualitet aktivitetet e veliajt live

EMISIONET