Refleksion dhe jo triumf

Është ditë feste?!

Ditë heroizmi mburravec?!

Ditë krenarie?!

1. Në krye të Parlamentit është Gramoz Ruçi.

2. 30 vjet shqiptarët nuk kanë mundur të kenë zgjedhje të lira.

3. Tash 30 vjet “demokracia” e krijuar nga strukturat e Kom Qendror dhe Sigurimi Shtetit tashmë të faktura nga krijesa parë “opozitare” ka uzurpuar politikēn, median, artin, me ish-komunistēt e kthyer në antikomunistë dhe Bashkëpuntorët e Sigurimit të Shtetit dhe Rilindja e nomenklaturës komuniste si trashëgimi familjare.

4. Shqipëria tash 30 vjet nuk ka mundur të vërë drejtësi dhe të ndërtoj shtet të së drejtës.

5.Shërbëtorët më të zellshëm të regjimit në letërsi, art, kulturë që percollën vijën e partisë dhe ideologjinë e saj nërmjet artit të realizmit- socialist, duke shpëlarë trushë masat dhe vazhdojnë trushpëlarët… financohen dhe nderohen me titujt më të lartë si luftëtare të lirisë dhe heronjë kundër diktaturës nëpërmjet manipulimit dhe fabrikimit të historisë.

6. Shqitarinë e kanë kapur peng bandat politike të këtij 30 vjeçari, pasuruar me breza duke shitur pronën publike tek oligarkia kriminale , dhe duke u pasuruar me parat e korrupsionit e trafiqeve të drogës, prostitucionit, dhe duke krijuar pasuri për sundimin permanent të shqiptarëve me rrotacion pushteti të të njëjtës hale politike, si familjet mafioze. Në kë situatë shqiptarëve të zakonshëm i ka ngelur vetëm një rrugë shpëtimi, ikje nga sytë këmbët jashtë Shqipërisë. Në këto 30 vjet Shqipëria është pergjysmuar dhe i është larguar pjesa më vitale rinia. Shqipërisë I kanë ngelur vetëm “nderet e kombit” dhe “heronjtë e lirisë”

7. Shqiptarëve i mungon ndërgjegja, kurajo, dija, morali për t’u ballafaquar me të vërtetën dhe për të përmbysur të keqen jo si bronz por si realitet.

Sot duhet të ishte ditë refleksioni dhe jo ditë triumfi bajat dhe folklorik si primitivitet katundaresk konviktesh.