Modelja Redona Koçi, është një nga emrat më të lakuar dhe njihet nga publiku si “juristja seksi”. E ftuar në emisionin “Dy Botë” në Rtv Ora dhe duke ditur formatin e emisionin nuk kishin si të mungonin dhe disa batuta të cilat kishin lidhje me të fejuarin e bukuroshes.

E pyetur nga Rudina Dembacaj se me çfarë merret ai Redona  i përgjigjet me humor “shet  banane” duke shkaktuar të qeshura te të ftuarit dhe  konkurentët në studio.

Përveçse është verior nuk dimë asgjë tjetër mbi personin që ka vjedhur zemrën e bukuroshes.