Këngëtari, Gjokë Vata, festoi 85 vjetorin e lindjes me një mbrëmje muzikore të ngjashëm me një recital. Ruani ate që trashëguat ishte mesazhi për të rinjtë.

As vitet mbi supe dhe as vuajtjet që jeta e sprovoi t’i kalonte, nuk e ndalën dhe as ja humbën freskinë e zërit dhe frymëzimin për të krijuar, këngëtarit, perkthyesit, studiuesit Gjokë Vata.

85-vjetori i lindjes së artistit u festua përmes një mbrëmje muzikore në qendrën rinore “Arka”.

Emocionet e kësaj feste surprizë për këngëtarin janë të shumta, ndërsa flet për këtë rrugëtim të gjatë në muzikë

Zëri i veçantë e dalloi artistin jo vetëm në rini, por edhe sot në këtë moshë, kur interpreton këngën shkodrane apo hitet e njohura të muzikës italiane, angleze etj.

Gjoka ka një porosi për brezin e ri që trashëgon traditën e bukur që ka arti në Shkoder.

Mjeshtrja Mukades Çanga dhe profesori i muzikës Bep Vjerdha bashkë me urimet, tregojnë kënaqësinë e të bashkëpunuarit me Gjokë Vatën.

I lindur në Vermosh me 15 korrik 1935, Gjokë Vata edhe pse fare i vogël do të humbte shikimin, kjo gjë nuk ndikoi në jetën e tij që artisti të mos ndiqte me zell pasionin e tij për këngën, për studimet e gjuhëve të huaja, apo për t’u thelluar në studimin e dialektit gege.