"Recetë 5 mijë euro për Covid-19", çifti i pensionistëve: Asnjë ndihmë nga qeveria, morëm borxh

"Recetë 5 mijë euro për Covid-19", çifti i

Çifti i pensionistëve Hazbie e Qazim Noka i ka rrëfyer ish-deputetes së PD-së, Orjola Pampuri, vështirësitë e luftës me pandeminë.

Sipas tyre, deri tani nuk kanë asnjë ndihmë nga shteti.

Noka i rrëfeu ish-deputetes se është detyruar të marrë borxh për vizitat dhe kurën e COVID-19.

Sipas tij, e gjithë kura ka kushtuar rreth 5 mijë euro, para të cilat i ka marrë borxh, pasi me pension nuk siguron dot as jetesën normale, ndërsa nga shteti s'ka marrë asnjë ndihmë.

Pampuri: Dhe ku i keni gjetur këto, ju thatë që i keni marrë borxh?

Noka: Për Zotin borxh.

Pampuri: Në të gjithë këtë shteti nuk ka qenë fare prezent që t’ju mbështesë si pensionist?

Noka: Absolutisht, as edhe një paracetamol më të vogël nuk e kemi marrë prej shtetit.

Pampuri: Ndërkohë që pensionet tuaja janë 70, 80...

Noka: 85 merr plaka, 80 marr unë. Dhe kjo ka qenë krejt historia. Me oksigjen, me të tëra gjërat domethënë, është bërë shtëpia spital...

Pampuri: Gjithçka e keni përballuar me lekët e juaja?

Noka: Gjithmonë, deri tek një lekëshi. Me i pa është një thes. Shiko si janë.

Pampuri: Një thes me analiza, që të gjitha kanë kushtuar një mal me lekë.

Noka: Vallahi kanë kushtuar një mal me lekë. Të dy kemi qenë keq. Unë njëherë ja di Zotit, shyqyr që na ka falur jetën. Ilaçet jo, jo. Ilaçet i kemi borxh.

Pampuri: Sot si keni larë akoma paratë që keni shpenzuar?

Noka: Ku t’i marrim?!

Noka: Absolutisht, absolutisht!

Hazbie Noka: Nuk na dalin çaj me ble.

Noka: Me një pension 70, 80, 150 mijë lekë. Çfarë do bëjmë ne me 150 mijë lekë?

Pampuri: Nuk dilet për të ngrënë, jo më të përballosh ilaçet.

Noka: Moj për çaj nuk del e për kafe. Kjo ka qenë krejt historia.

Pampuri: Shyqyr që jeni mirë!

Noka: Ju falënderoj shumë!

Pampuri: Ju uroj shëndet dhe shyqyr që e kaluat këtë.

Noka: Faleminderit shumë!

Vendi Lajme Politikë PD pandemia orjola pampuri ndihma Aktualitet cifti noka

EMISIONET