Stina e vjeshtës ka ardhur dhe të gjitha amvisat bëjnë gati turshitë me perimet e stinës për ti konsumuar gjatë muajve të dimrit. Më poshtë do të gjeni disa receta thelbësore për të vendosur turshitë me mënyrat më të thjeshta.

Recetë e thjeshte për të vendosur një miks perimesh turshi.

Përbërësit

  • 2 kg lakër
  • 1 kg speca te verdhe
  • 1 kg speca te kuq
  • 2 kg tranguj
  • 2 kg lulelakër
  • 2 kg karrote
  • 2 kg domate te gjelberta
  • kripë
  • sheqer
  • uthull

Hapat

  1. Te gjitha perimet pastrohen dhe grihen ne copeza te vogla.
  2. Perzihen ne nje ene te madhe te gjitha se bashku.
  3. Marim nga perimet e grira dhe i mbushim kavanozat.Ne secilin kavanoz shtojme nga 3 luge te mesme krip,3 sheqer,3 uthull.(si mase mund te merni edhe goten e qajit te rusit deri tek vija e pare mbushim me krip,me sheqer dhe me uthull)
  4. Seilin kavanoz e mbushim pastaj me uje te ftohet.
  5. Mbyllim kapaket e kavanozeve.
  6. Ne nje ene te madhe veme kavanozet dhe enen e mbushim me uje.
  7. Enen e veme ne zjarre qe uji te vloj.
  8. Prej momentit kur uji fillon te vloj masim kohen 10 minuta dhe me pas largojme enen nga zjarri.
  9. Kavanozet i leme te ftohen dhe me pas e vendosim ne vend te ku do te mbajme turshite(nuk eshte e domosdoshme vendi i ftohet sepse kjo menyre e konzervimit te perimeve eshte aq efikase sa edhe per me shume se nje vit i keni te sigurta,krejt qka eshte me rendesi te mbyllet mire kapaku hermetikisht.
  10. Sasine e perimeve dhe llojin e vendosni vet sipas preferences,mjafton te ket ne perberje nga te gjitha keto llojee cila do te dominoj e vendosni ju.

Pjesë e pashmangshme e çdo turshie janë lakrat.

1.Përzieni rrënjë karote, panxhar të kuq, rrepan, kripë. Lakrat lërini të qëndrojnë 2-3 ditë.

2.Pastroni nga fletët e jashtme dhe nga rrënjët dhe lani mirë. Në vend të rrënjës së nxjerrë hidhni kripë, rendisni lakrat e plota në fuçi me rrënjët lart.

3.Midis lakrave të plota vendosni lakrat e ndara përgjysmë ose katërpjesëshe, rrënjë karote, panxhar të zier apo rrepan.

4.Shtypni me dërrasë apo me gurë. Hidhni ujë të ftohtë.

5.Mbuloni me leckë të pastër apo me kapak.

Vërejtje: Për 50 kg lakra nevojiten rreth 800 g kripë.