Real Madrid shumë i fortë për Liverpoolin. Zidane dhe Man. City në gjysmëfinale

Real Madrid shumë i fortë për Liverpoolin. Zidane dhe Man. City

Edhe pse tentoi me çdo mënyrë, rrugëtimi i Liverpool në Champions League përfundon këtu me 'The Reds' që dorëzohen para Real Madridit.

Këta të fundit fituan 3-1 sfidën e parë dhe ishin të avantazhuar ndersa ekipi i Klopp duhej të shënonte të paktën 2 gola dhe në pjesën e parë krijoi shumë raste me Salah dhe Mane por nuk ja dolën.

Nga ana tjetër Benzema mund të vriste ndeshjen me shtyllën e goditur e gjithsesi pati barazpeshe në pjesën e parë e cila vazhdoi edhe në të dytën me gjithë sulmet e shpeshta të Liverpoolit. Gjithçka mbyllet në barazim dhe në gjysmëfinale shkon Reali i Zidane që tani duhet t'i bëjë llogaritë me Chelsean e Tuchel.

Ndërkaq Man. City avancoi në gjysmëfinale pasi triumfoi 2-1 me përmbysje në Dortmund ndaj verdhezinjve.

Vendasit i futën frikën ekipit të Guardiolës në 45 minuta duke fituar 1-0 me golin e Bellingham në 15' por gjithçka ndryshoi në të dytën kur Citizens me Mahrez me penallti në 55' e më pas me Foden në 75' kthyen rezultatin në favorin e tyre. Tashmë do të kemi një tjetër përballje gjigantësh me Man. Cityn që do ta luajë gjysmëfinalen ndaj PSG.

EMISIONET