Me një dopietë të Karim Benzema i siguroi Real Madridit kurorëzimin si Kampion i La Ligës pas tre vitesh, që nga viti 2017.

Skuadra e Zinedine Zidane hyri në ndeshjen e së enjtes (16 korrik) kundër Villarreal duke ditur se një fitore do të ishte e mjaftueshme për të siguruar titullin e tretë të ligës vendase të klubit këtë dekadë dhe e para që nga largimi i Cristiano Ronaldo.

Ishte larg performancës më të mirë të skuadrës këtë sezon, në të vërtetë dukej sikur nervat ishin një pengesë në fillim, por Benzema ishte i mjaftueshëm për të vulosur një fitore 2-1 dhe për ta rikthyer kurorën në kryeqytetin Spanjoll.

Kjo skuadër ka fituar trofe të panumërta me Zidane në krye, megjithëse u duk se fati ishte krah të lojëtarëve të lojtarëve të tij pasi disa pasime u humbën në momentet e para të lojës.

Por ishte Luka Modric, vetë fajtor për disa pasime të gabuara, i cili e filloi festën për Realin duke dhënë një pasim te Benzema, i cili shpo rrjetën.

Në minutën e 15-të, Benzema vendosi rezultatin përtej dyshimit nga pika e penalltisë. Ky ishte një sezon që premtoi pak për Real Madridin, por që përfundimisht dha shumë.