Real Madrid-Granada, "Los Blancos" kërkojnë fitoren e pestë rradhazi

Real Madrid pret sot në mbrëmje Granadën në kërkim të fitores së pestë rradhazi në kampionat dhe kapjen në krye të rivalëve të Atletico Madrid.

“Los Blancos” numërojnë 4 suksese radhazi në kampionat dhe sot do të kërkojnë fitoren e radhës për të ruajtur hapin e Atleticos kryeseses, ndonëse përballë do të kenë një kundërshtar si Granada, që mbyllet mirë mbrapa dhe zbret rrezikshëm në kundërsulm.

Aktualisht Real Madrid ndodhet në vend të dytë, me 29 pikë, 3 më pak se Atletico Madrid kryesues që mposhti dje 0-2 Real Sociedad. Por duhet theksuar se ekipi i Diego Simeones ka një ndeshje më pak.

FORMACIONET E MUNDSHME:

Real Madrid - Granada starton në ora 19:45.

/a.r,OraNews

Sport Lajme Futboll la liga formacionet e mundshme real madrid-granada

EMISIONET