Real Madrid 2-0 Granada/ Reali i qëndron afër Atleticos në garën për titull

Real Madrid 2-0 Granada/ Reali i qëndron afër Atleticos në

Reali i qëndron afër Atleticos në garën për titull, Casemiro dhe Benzema i japin fitoren skuadrës. Real Madridi vijon me triumfe në La Liga duke mundur mbrëmjen e sotme me rezultatin 2-0 ekipin e Granada-s.

Ka qënë Casemiro ai që në minutën e 57-të të pjesës së dytë ka zhbllokuar rezultatin pas një asisti të Asensios.

Kaq i ka mjaftuar mbrojtësit të Realit për t'u ngritur më lart se mbrojtja kundërshtare dhe me kokë ka gjetur fundin e rrjetës.

Goli i 27 për mbrojtësin në La Liga me këtë skuadër.

Megjithatë nuk janë mjaftuar me kaq Los Blancos.

Kur ndeshja ishte gati për të mbaruar erdhi edhe goli i dytë i realizuar nga goleadori kryesor i skuadrës, Karim Benzema.

Pasi ka marrë topin që nga mesfusha , është nisur drejt qendrës dhe më një goditje potente ka mposhtur portierin Rui Silva në minutën e 93-të.

Goli i 8-të personal për sulmuesin në këtë sezon në La Liga dhe i 12-ti në të gjitha kompeticionet.

Real Madridi pas kësaj fitoreje e shikon veten në vendin e dytë në klasifikim, afër kryesuesve të Atletico Madrid, por me dy ndeshje më shumë.

Sport Lajme real madrid Futboll titull granada

EMISIONET