Reagon qeveria italiane: Skandal në Itali/ AstraZeneca fsheh 29 milionë doza vaksinë në afërsi të Romës

Reagon qeveria italiane: Skandal në Itali/ AstraZeneca fsheh 29

Mbi lajmin e publikuar sot nga mediet italiane e ato britanike për gjetjen e 29 milionë dozave vaksinë në stabilimentin farmaceutik në Anagni në afërsi të Romës, ka reaguar pak minuta më parë zyra e shtypit e qeverisë italiane.

"Të shtunën , shkruan ky komunikim, Komisoni Europian i ka kërkuar kreut të ekzekutivit italian të verifikojë disa blloqe vaksine pranë një stabilimentit farmaceutik në Anagni (Romë).

Kryeministri italian ka informuar Ministrin e Shëndetësisë Roberto Speranza i cili ka urdhëruar një inspektim i ekzekutuar gjatë ditëve e shtunë dhe e dielë, nga Policia për Mbrojtjen e Shëndetit Publik.

Blloqet e vaksinave të inspektuara nga ata kanë rezultuar me destinacion Belgjikën. Të gjitha konfeksionet me vaksinë që dalin nga ky stabiliment kontrollohen nga ky autoritet policor", shkruan komunikimi i zyrës së shtypit të Qeverisë Italiane.

Italia është përfshirë nga një skandal i fortë që ka protagoniste vaksinën anti Covid Astrazeneca.

Mbi 29 milionë doza të kësaj vaksine janë zbuluar në një stabiliment në Anagni në afërsi të Romës e lajmi është bërë publik nga mediet italiane e ato britanike. (La Stampa e Boomerang).

Mbi 29 milionë dozat ishin gati të niseshin drejt Britanisë së Madhe e vendeve ekstraeuropiane që janë pjesë e planit Covax.

Kjo sasi kaq e madhe është gati dyfish i dozave që AstraZeneca i ka dorëzuar deri më sot vendeve të Bashkimit Europian.

Ky lajm nuk është përgënjeshtruar e as pranuar nga autoritetet italiane por nëse do të verifikohet, rrezikon të provokojë një krizë të thellë mes kompanisë farmaceutike AstraZeneca e Bashkimit Europian, krizë kjo e nisur  prej disa javëve për shkak të vonesave që AstraZeneca ka sjellë në furnizimin me dozat e parashikuara për vendet e Bashkimit Europian.

Sipas medies Italiane La Stampa, autoritetet italiane kanë zbuluar këtë numër vaksinash të fshehura pas sinjalizimeve të  bëra Komisionit Europian.

Në fillim të mujit mars, komisioneri Thierry Breton ka vizituar stabilimentin e prodhimit të vaksinës në Leida të  Hollandës e konfeksionimi i saj bëhet në stabilimentin e Astrazeneca në komunën Anagni në provincën e Romës.

Por kompania holandeze ende nuk ka marrë autorizimin e Agjensisë Europiane të Barnave për prodhimin e vaksinës e dozat e prodhuara e të konfeksionuara në stabilimentin italian, nuk mund të dorëzohen në vendet anëtare të Bashkimit Europian e me shumë gjasa kishin si destinacion Britaninë e Madhe.

Zinxhiri prodhues i dozave të vaksinës AstraZeneca, sipas medies italiane nuk është ndërprerë asnjëherë duke arritur deri në 6 milionë doza në muaj.

Sipas raportit të Brukselit në magazinat e stabilimentit italian janë gjetur rreth 29 milionë doza e jo të gjitha janë prodhuar në Leida të Hollandës e mjaft prej tyre kishin si destinacion jo vetëm Britaninë e Madhe por dhe vendet ekstra europiane, pjesë e furnizmit të planit Covax i Organizatës Botërore të Shëndetit.

Po sipas së përditshmes italiane La Stampa, institucionet europiane dyshojnë se vonesat e javëve të shkuara nga AstraZeneca kishin si qëllim dhënien e preferencës së furnizimit të Britanisë së Madhe me dozat e vaksinës.

Pas këtij lajmi ka reaguar kryetari i grupit parlamentar europian të PPE , Manfred Weber, i cili ka kërkuar shpjegime urgjente.

"E papranueshme, është shprehur ai që AstraZeneca të mbaj stok doza e të vonojë furnizimin me Bashkimin Europian."

Dosjeri i këtij skandali pritet të diskutohet në samitin europian të 26-27 marsit.

EMISIONET