Me disa postime në Twitter, Kanye West ka bërë shumë zhurmë ditët e fundit. Ai ka shprehur se Kimi ka tentuar t’i sillte një mjek dhe ta mbyllte në spital, më pas është penduar dhe e ka fshirë.

Pas kësaj deklaratë të bujshme ka reaguar edhe Kim Kardashian. Disa burime për “People” kanë thënë se ajo ndihet keq dhe mendon se partneri i saj vuan nga bipolariteti.

“Ka dashur ta ndihmojë shumë Kanye-n, të qetësohet dhe të kontrollojë reagimet e tij në publik. Familja beson se Ëest vuan nga bipolariteti. Ai nuk dëshiron të marrë mjekime sepse mendon se ato i ulin kreativitetin, megjithatë ajo që ka pohuar për vajzën e tij, North i ka shokuar të gjithë. Kim ka punuar shumë për ta ndihmuar dhe nuk do ta lejojë Ëest t’ia bëjë këtë fëmijëve të tyre”, kanë treguar burimet.