Bashkëshortja e mjekut të njohur dhe drejtorit të spitalit Covid 3, Arjan Harxhi, Erjona Shehu mohon lajmet e publikuara në disa media sipas të cilave, ai u dërgua në Turqi me fonde të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas bashkëshortes, profesor Harxhi është dërguar për kurim të specializuar në Turqi me fondet e familjarëve të tij.

Interesi për jetën e një njeriu të sëmurë rëndë, për shkak të profesionit nuk u shpreh qoftë dhe me një telefonatë interesi”, shkruan ndër të tjera Shehu në reagimin e saj.

Reagimi i plotë:

Te nderuar miq!
Prej dates 6 janar, ne media u be publik nje lajm I PAVERTETE, sipas te cilit Prof. Arjan Harxhi u dergua per kurim per Covid 19 ne Turqi me fondet e Ministrise se Shendetesise.

Prof. Arjan Harxhi, i cili beri nje forme agresive te Covid 19, per shkak te ekspozimit te madh karshi Covid 19, eshte derguar ne Turqi me SHPENZIMET E FAMILJAREVE te tij. Ne asnje moment nuk kemi prekur fondet e taksapaguesve shqiptare! Ndaj te shqetesuarit le te qetesohen. Nuk i kemi borxh asnje qindarke dhe asnje moment jete askujt. Interesi per jeten e nje njeriu te semure rende, per shkak te profesionit nuk u shpreh qofte dhe me nje telefonate interesi. Ky lajm shqetesoi nje familje te tere dhe mbi te gjitha 2 femije qe per mbi 10 muaj degjojne vetem per Covid 19 dhe zgjohen ore pa ore nga telefoni i babait te tyre, i cili ne cdo moment i eshte gjendur prane kujtdo.

Kushdo letyre politike, qe ka dashur te perfitoje nga ky lajm i genjeshtert i them: Ju kam lene Zotin!

Per te gjithe miqte tane: fjalori njerezor nuk ka mjaftueshem fjale per mirenjohjen! Per deshiren tuaj per te na qene prane ne momentin me te veshtire te familjes sone me oferta si financiare e deri per te na ofruar kujdes per femijet, trsnsport etj etj, mund tu themi vetem: ju kemi ne Zemer!

Dhjetë  muaj pas pandemisë koronavirusi preku edhe Arjan Harxhin, një nga mjekët më të angazhuar në luftën kundër Covid 19. Ai u dërgua për mjekim më të specializuar në Turqi pasi virusi i preku edhe mushkëritë.