Raportoi LIVE humbjen e jetës në Infektiv/ Gazetarja e Orës i rrëfen Bashës momentin tronditës

Raportoi LIVE humbjen e jetës në Infektiv/ Gazetarja e Orës i

Teksa numri i infektimeve me Covid-19 në vend rritet dhe situata në spitale është e rënduar, kryetari i PD Lulzim Basha ka gjetur një mënyrë tjetër për të komunikuar me qytetarët.

Bashkëbisedimin nga selia blu, kreu i PD e ka bërë në formë komunikimi me gazetarët e sociales, ata që kanë ndjekur nga afër situatën me pandeminë në vend, që nga nisja e saj.

Pjesë e komunikimin u bë edhe gazetarja e RTV Ora, Anxhela Celibashi, e cila sot u bë dëshmitare e një ngjarjeje të rëndë teksa raportonte live për emisionin “Ditë e Re”.

Pjesë nga bashkëbisedimi i Bashës me gazetaren e Ora News:

Lulzim Basha: Ti po raportoje sot në mëngjes kur ndodhi një fatkeqësi dhe u dëgjuan familjarët?

Anxhela Celibashi: Situata te spitali infektiv ka qenë e vështirë. Që nga dita e parë, në 8 muaj pandemi, mund të them se një nga raportimet më të vështira ka qenë ai i ditës së djeshme dhe ai i ditës së sotme.

Lulzim Basha: Për çfarë arsyesh?

Anxhela Celibashi: Për shkak të numrit të lartë të autoambulancave me pacientë dhe qëndronin në oborrin e spitalit infektiv dhe jashtë kangjellave rrethues familjarët që prisnin akomodimin e të afërmve të tyre ambjentet brenda spitalit.

Sot në mëngjes, siç edhe ju e përmendët, kam patur rastin, që ishte një humbje jete në momentin që po raportoja live. Ka qenë shumë tronditëse. Ka qenë një rast i rëndë me aq sa kuptova

Një fakt tjetër që më bëri përshtypje, ditën e djeshme e kanë sjellë të afërmit dhe kanë qëndruar 2 ose 3 orë në autoambulanca dhe më pas janë futur në ambjentet e spitalit Infektiv, ndërsa sot janë paraqitur pasi janë marrë në telefon dhe gjendja e të afërmve të tyre është përkeqësuar.

Persona që kanë mbërritur me vonesë në spitalin Infektiv kanë qëndruar edhe në karrike në ambjentet, korridoret e spitalit.

Lulzim Basha: Korridore, korridore...

Vendi Lajme Covid-19 lulzim basha Politikë Lajmi i fundit spitali infektiv Aktualitet Anxhela Celibashi raportimi live

EMISIONET