Raportimi mbi Covid shkakton ankth, gazetarët punojnë në presion të lartë

Raportimi mbi Covid shkakton ankth, gazetarët punojnë në presion

Raportimi i lajmeve për Covid-19, ka shkaktuar te gazetarët stres, ankth dhe depresion, madje kjo ka ndodhur edhe me reporterët me përvojë të gjatë pune. Këto janë gjetjet e një studimi të Institutit për gazetarinë “Reuters”, sipas të cilit 70% e gazetarëve të pyetur rezultuan se vuajnë nga disa nivele shqetësimesh psikologjike.

Një numër i konsiderueshëm gazetarësh, të cilat kanë raportuar gjatë periudhës së pandemisë Covid 19 kanë shfaqur shenja të ankthit dhe depresionit.

Këto janë gjetjet e një studimi të bërë nga Instituti “Reuters” për gazetarinë, në Universitetin e Torontos.

Të anketuarit janë 73 gazetarë me përvojë të gjatë pune, të cilët janë të angazhuar në organizata të mëdha mediatike dhe kanë punuar me histori që lidhen direkt me pandeminë.

Rezultatet paraprake të studimit tregojnë se rreth 70% e gazetarëve vuajnë nga disa nivele shqetësimesh psikologjike, konkretisht 26% kanë ankth klinik i shoqëruar me simptoma shqetësimi, pagjumësie, lodhje dhe përqendrim i dobët.

Rreth 11% të gazetarëve të pyetur shfaqën simptomat e stresit post-traumatik që përfshin kujtime të një ngjarjeje traumatike të lidhur me Covid-19, ndjenjë faji, frikë, zemërim etj.

Instituti del në përfundimin se gazetarët punojnë në një presion shumë të lartë.

Ndërsa arsyet dhe zgjidhjet e mundshme do të diskutohen në analizat e mëvonshme dhe në botimet vijuese.

Anketa me gazetarët u zhvillua në qershor 2020, periudhë ku pothuajse të gjitha vendet u prekën nga Covid-19.

Shendetësi Lajme koronavirusi Studime studimi gazetaret ankth

EMISIONET