Raporti për krime lufte: Trupat elite australiane vranë 39 civilë afganë

Raporti për krime lufte: Trupat elite australiane vranë 39 civilë

Zbulohet raporti që dëshmon vrasjen e paligjshme të civilëve afganë nga ish-ushtarët e Forcave Speciale Australiane. Pas një hetimi 4 vjeçar dolën prova të besueshme se 25 ish ushtarë kanë kryer vrasjen e  39 civilëve afganë në vitet 2009– 2013, gjatë luftës në Afganistan.

Forcat Australiane të Mbrojes kanë publikuar "prova të besueshme" se ushtarët elitë australianë vranë në mënyrë të paligjshme 39 civilëve gjatë luftës në Afganistan.

Në përfundim të hetimeve katër-vjeçare, gjeneralmajor Paul Brereton tha se 19 ish-ushtarë duhet të hetohen nga policia për vrasjet e "të burgosurve, fermerëve ose civilëve" në vitet 2009 - 2013.

Gjatë hetimit, gjenerali Brereton zhvilloi intervista me më shumë se 400 dëshmitarë, duke theksuar se ushtarët e rinj kanë vrarë të burgosurit, duke sjellë më pas armë dhe sende të tjera pranë trupave afganë për të mbuluar krimet.

Sipas raportit hetimor, 25 ushtarë të forcave speciale kishin marrë pjesë në vrasje të paligjshme drejtpërdrejt ose ishin përfshirë në 23 incidente. Shefi i FSHZH-së, gjenerali Angus Campbell tha se”

"Asnjë nuk u pretendua të ketë ndodhur në rrethana në të cilat qëllimi i autorit të krimit justifikohet”, nënvizoi ai.

Gjeneral Campbell tha se kishte prova alarmante se disa ushtarë të Shërbimit Special Ajror (SAS) kishin marrë "ligjin në duart e tyre" dhe ata duhet të vendosen para drejtësisë.

“Dosjet afgane” akuzuan trupat australiane për vrasjen e civilëve në Afganistan, ndërsa zbulimet tronditëse çuan në bastisjet e policisë në selinë e ABC në Sidnej vitin e kaluar. Roli i Australisë në Afganistan daton që nga viti 2001 dhe vazhdon të sigurojë mbështetje ushtarake për "aktivitetet këshilluese, operacionale dhe të rindërtimit" në vendin e shkatërruar nga lufta.

Bota Lajme Lindje e Mesme krime lufte afganistan forcat australiane

EMISIONET