Lufta ndaj korrupsionit, konkurrenca e ndershme janë dy pika e përmendura më shpesh nga Bashkimi Evropian  për Shqipërinë.

Edhe në raportin e fundit theksohet se shtetit shqiptar i nevojiten përpjekje të mëtejshme për sidomos në procedurat e prokurimit.

‘Rritja e transparencës dhe përgjegjësisë, në veçanti sigurimi i funksionimit efektiv, efikas dhe transparent i sistemit të prokurimit publik dhe menaxhimit të financave publike, mbetet thelbësor’ thuhet në raport.

Madje në raport thuhet se vetëm në periudhën janar – maj rezulton se në lidhje me pandeminë e koronavirusit janë nënshkruar 122 procedura me negociim të drejtëpërdrejtë, pa njoftim paraprak.

Menaxhimi i investimeve publike mbeti gjithashtu i dobët.

Komisioni Evropian thekson se boshllëqet në qeverisjen e PPP-ve paraqesin rreziqe të vazhdueshme për financat publike.

Deri në fund të vitit 2019 regjistri i koncesioneve përmbante informacion për 224 PPP, pesë prej të cilave janë nënshkruar në vitin e kaluar.

Prej më shumë se 1 viti Ora News dhe RTV ora ka ngritur vazhdimisht problematikën e procedurave të tenderimit, ku një pjesë e mirë e fituesve janë pa garë.

Fenomene këto të vëna re si në bashkinë e Tiranës ashtu dhe në institucionet e tjera,

Pavarësisht sinjalizimeve, nga ana e autoriteteve ende nuk është marrë asnjë masë për ndryshimin e ligjit.

Madje KE  nënvizon se rekomandimet e Komisionit nga viti i kaluar nuk janë zbatuar plotësisht ndaj dhe mbeten ende të vlefshme.
.