Princi i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman ka miratuar operacionin për kapjen ose vrasjen e gazetarit disident Jamal Khashoggi, i cili u vra në vitin 2018.

Sipas një zbulimi amerikan të deklasifikuar, bëhet e ditur se publikimi i këtij operacioni është planifikuar në mënyrë të tillë për të kufizuar dëmtimin e lidhjeve të SHBA-së me Arabinë Saudite.
Khashoggi, i cili kishte statusin e qëndrimit të përhershëm në SHBA, shkruante opinione kritike mbi politikat e Princit të Kurorës në gazetën “Washington Post”.

Ai u vra në konsullatën e mbretërisë në Stamboll dhe trupi i tij u gjymtua nga një ekip operativësh të lidhur me Princin e Kurorës.

Por nga ana e mbretërisë arabe është mohuar një gjë e tillë. Riadi ka mohuar çdo përfshirje në këtë akt të Princit të Kurorës, sundimtarit de facto të Arabisë Saudite.
Në raportin e publikuar në internet të zyrës së Drejtorit të Zbulimit kombëtar, flitej për vlerësimin e Princit të kurorës së Arabisë Saudite Muhamed bin Salamna, i cili miratoi operacionin në Stamboll të Turqisë për kapjen ose vrasjen e gazetarit  Saudit Jamal Khashoggi duke shtuar se bazimi i këtij argument i vinte nga kontrolli që Princi i Kurorës ka tek vendimmarrja e Mbretërisë, përfshirja e drejtpërdrejtë në operacion e një këshilltari kryesor, punonjësve që sigurojnë mbrojtjen e Muhamed bin Salman si dhe mbështetjen e Princit të Kurorës për përdorimin e masave të dhunshme për të heshtur disidentët jashtë vendit, përfshirë Khashoggin.


Ndryshe nga refuzimi i paraardhësit të tij Donald Trump për ta publikuar raportin në kundërshtim me një ligj të vitit 2019, Presidenti Joe Biden ia hoqi atij klasifikimin “sekret” , duke reflektuar një gatishmëri të re të SHBA-së për të sfiduar mbretërinë për çështje nga të drejtat e njeriut tek lufta në Jemen.
Uashingtoni i projektoi zhvillimet mbi këtë çështje me synimin për të zbutur acarimet, me zotin Biden që zhvilloi një bisedë telefonike të enjten me babanë 85-vjeçar të Princit të Kurorës, Mbretin Salman, bisedë që të dyja palët thanë se riafirmoi aleancën e tyre të vjetër dhe premtuan bashkëpunim.

Lexo edhe: U vra barbarisht brenda ambasadës në Turqi, rinis gjyqi për gazetarin saudit