Raporti i policisë italiane për aktivitetin kriminal të vitit 2020: 76 shqiptarë të kapur në këtë rrugë trafiku

Raporti i policisë italiane për aktivitetin kriminal të vitit

Policia Italiane e shtetit ka publikuar raportin e fundit me të dhënat e vitit 2020, mbi aktivitetin kriminal e trafiqet ilegale që veprojnë në Itali.

Viti 2020 dhe pse pandemik, nuk ka kursyer krimin e organizuar të veproj e të organizoj aferat e tyre kriminale. 

Shqiptarët e Shqipëria janë pjesë e këtij raporti, jo vetëm për bashkëpunimin institucional mes Policive të dy vendeve por dhe për operacionet e ekzekutuar nga antikrimi, antidroga e antimafia Italiane, që kanë arritur të vënë në pranga eksponentë shqiptarë të krimit të organizuar e me veprim mes dy vendeve.

Ndër operacionet më të suksesshme të vitit 2020, sipas Raportit të Policisë italiane, është  operacionin "Los Blancos" i cili çoi në sekuestrimin e 4 tonë kokainë e 9 kg heroinë me vlerë 5.5 milionë euro, e zbardhjen e një trafiku ndërkombëtar mes Italisë, Shqipërisë, Evropës e  vendeve të Amerikës Jugore. 

Në vitin 2020 Policia Italiane ka mundur të lokalizoj e të vë nën arrest 1400 persona të kërkuar nga drejtësia italiane. 805 prej tyre janë gjetur në 44 vende të ndryshme të botës mes të cilave dhe Shqipëria. 

Një prej arrestimeve të suksesshme të vitit 2020 ka qenë kapja në Dubai më 15 shtator 2020, e shqiptarit Denis Matoshi.

Denis Matoshi, i martuar me ish Miss Shqipërinë, konsiderohej nga antidroga italiane si një nga brokerat më të fuqishëm ndërkombëtar të trafikut të drogës, në lidhje të privilegjuar me narko-trafikantë e kartelave të drogës në vendet e Amerikës Jugore.

Përgjithësisht gjatë vitit 2020, autoritetet italiane kanë sekuestruar mbi 7 tonë drogë, mbi 18 mijë rrënjë kanabis e dhjetëra kilogramë droga sintetike.

Policia italiane përgjatë 2020 ka ekzekutuar 7855 operacione policore, ka arrestuar 6618 persona, 4151 prej të cilëve janë shtetas të huaj, ndërsa 752 janë trafikantë droge.

Nuk ka munguar gjatë 2020 trafiku i qenieve njerëzore e aktiviteti kriminal grupeve kriminale italiane e të huaja që pasurohen përmes emigracionit klandestinë të emigrantëve përmes detit. 

Janë 76 shqiptarë të kapur në këtë rrugë trafiku, që mënyrë të paligjshme po tentonin të hynin në territorin italian përmes  brigjeve të Puglias. 

E 47 është numri i shqiptarëve që janë riatdhesuar nga Italia në Shqipëri në vitin 2020.

Raporti i Policisë Italiane informon se për shkak të pandemisë globale në vitin 2020 nuk ka funksionuar puna e programuar në skuadra të përbashkëta policore të patrullimit mes Shqipërisë e Italisë për të luftuar krimin e organizuar.

Ndërsa Departamenti i Antimafias italiane ka monitoruar gjithsej 1509 biznes në Itali, 26 949 persona e ka kryer 54 kontrolle në kantiere pune. 

Në luftën kundër krimit ekonomik janë sinjalizuar 113 213 operacione financiare të dyshuara.

Me urdhër të Prokurorisë italiane personave të lidhur me mafiet italiane u janë sekuestruar mbi 35 milionë pasuri e  330 mijë euro cash.

Më 2020, Antimafia Italiane ka konfiskuar 223 milionë euro të mira materiale e ka sekuestruar 375 milionë euro, pasuri të mafiozëve.

EMISIONET