I ftuar në emisionin “Ekopolitik” në RTV Ora, Mark Crawford, ish president i Dhomës Amerikane të Tregtisë, komentoi raportin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me klimën e biznesit në vend, duke u shprehur se, ky raport përdoret nga kompanitë amerikane kur duan të investojnë jashtë SHBA.

Besart Kadia: Pse është i rëndësishëm ky raport?

Mark Crawford: Ky raport bëhet çdo vit nga DASH. Përdoret nga kompanitë amerikane kur duan të investojnë jashtë Amerikës. Është i rëndësishëm.

Shqipëria po futet në fushatë dhe partitë mund ta përdorin këtë raport.  

Mesa di unë ambasada amerikane ka prioritet të parë gjykatat. Derisa të mbarojnë planin që kanë nuk besoj se do ndërmarrin ndonjë hap për investitorët.