Raporti i fundit i Departamentit amerikan të Shtetit për klimën e biznesit evidenton korrupsionin, mungesën e transparencës, garën e padrejtë dhe monopolet, dhe gjyqësorin jofunksional, si probleme të vazhdueshme në Shqipëri.

Për administratorin e Konfinsustria Gjergj Buxhuku, Shqipëria vuan nga konkurenca e pandershme, që në shumë raste merr pamje të grupeve kriminale.

Gjergj Buxhuku: ”Ka edhe elementë të tjerë siç është kontrolli i territorit. Dihet që ka edhe problematikë të konkurencës së pandershme që bëhet në masë të madhe në tregje të caktuara, siç ndodh edhe në Shqipëri. Konkurencë e cila në shumë raste merr pamje të pranisë së grupeve të mirëfillta, të cilat mund të jenë grupe të karakterit kriminal, që e bëjnë të pamundur futjen e investitorëve serioz në këto tregje.”

Në një lidhje përmes Skype për Ora News, ai tha se klima e biznesit në Shqipëri ka problematika themelore.

Gjergj Buxhuku: ”Përfundimet e fundit të DASH, praktikisht ishin diçka e pritshme. Nuk është diçka e re që duhet të na habisë. Nuk është hera e parë që institucione të rëndësishme ndërkombëtare por edhe vlerësimet e agjensive shqiptare, e kanë bërë të qartë se klima e bizesit në Shqipëri ka problematika themelore, dhe ndodh prej vitesh. Ajo çka është për t’u shqetësuar është fakti se përse në gjithë këto vite nuk kemi gjetur format për të bëjmë vendimmarrje të cilat një përfundim i tillë aspak i mirë të vazhdojë të jetë në agjendat e institucioneve ndërkombëtare.”

Buxhuku u shpreh se korrupsioni është element që e vështirëson futjen e investimeve të huaja.

Gjergj Buxhuku: ”Ka disa faktorë të cilët janë faktorë objektivë e cila është madhësia e tregut, dhe problemi i pasurisë ose varfërisë së tregut, që në një masë të madhe kushtëzojnë ardhjen e investimeve të mëdha. Këto janë faktorë objektivë sepse nuk varen thjesht nga vullneti politik, janë problematika të cilat tejkalojnë kufirin e një vendi. Duhet të theksojmë se këtu nuk flitet vetëm për investitorë të mëdhenj që kërkon treg të madh. Flitet edhe për invesitorë që e dinë sa është madhësia dhe fuqia e një tregu, në këtë rast i Shqipërisë. Kur flasim për këtë të dytën, futen elementë të tjerë që e vështirësojnë, siç është korrupsioni që është i dukshëm, por nuk është e vetmja pengesë. Investitorët e huaj.”

Intervistoi në studio Leftion Peristeri, përgatiti për online Renato Çaushi.

Lexo edhe: Shqipëria e vështirë për biznes sipas DASH: Problem korrupsioni endemik, gara e padrejtë e gjyqësori