Gjatë konferencës për shtyp, Presidenti i Republikës Ilir Meta, teksa u pyet për marrëdhëniet me Ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, u shpreh se gëzon raporte të shkëlqyera jo vetëm me SHBA, BE, por edhe me shtete të tjera.

Ilir Meta nuk gënjen dhe nuk mashtron, shtoi kreu i shtetit.

Si janë raportet me ambasadoren Yuri Kim?

Ilir Meta: “Raportet e Ilir Metës me SHBA janë të shkëlqyera. Se Ilir Meta asnjëherë, edhe me të Europës, edhe me vendje të tjera, nuk gënjen, nuk mashtron, nuk i ka keqpërdorur dhe nuk i keqpërdor për interesat e tij. Ilir Meta nuk ka shkelur asnjë ligj amerikan, nuk është paraqitur askund të bëjë foto si “Gruaja e Bilalit”. E dini ju apo jo? Hëngri burgun ai i shkreti.

Ilir Meta respekton Kushtetutën e Shqipërisë, ligjet e Shqipërisë dhe të gjitha përpjekjet e zotërisë së Xibrakës për të krijuar fokuse të tilla artificiale”.

Lexo edhe:

Dvorani kampion i drejtësisë, Meta me tone të larta: Fletëlavdërimet e Ramës si ato të Partisë së Punës