"Ramush Haradinaj president?”, Abrashi: Duhet një person apartiak, lideri i një partie nuk është i paanshëm

"Ramush Haradinaj president?”, Abrashi: Duhet një person

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi në një lidhje live për RTV Ora ka reaguar për shprehjen e dëshirës së Ramush Haradinajt për postin e Presidentit të Kosovës.

Abrashi është shprehur se mendon se Presidenti duhet të jetë një person apartiak, sepse sipas tij një lider i një partie nuk mund të mendojë në mënyrë të paanshme.

Ne mendojmë që presidenti duhet të jetë një person apartiak, që nuk përfaqëson vetëm një pjesë të vullnetit të elektoratit, të ketë një integritet të lartë. Ne konsiderojmë që figurat më të përshtatshme duhet të ishin persona që nuk vijnë nga partitët politike, por të jenë perosna që janë jashtë rrjedhave të partive. Pra për ne Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson unitetin e Kosovës dhe një lider partiak nuk besoj se do ta bënte këtë në mënyrë të paanshme”, ka thënë Abrashi.

Rajoni Lajme Kosovë ramush haradinaj vetevendosje artan abrashi

EMISIONET