Deputetja Rudina Hajdari gjatë fjalës së saj në seancën plenare ka thënë se ndaj saj ka pasur shumë sulme dhe është hedhur shumë baltë.

Hajdari ka vijuar më tej  duke shtuar se kryeministri Edi Rama i pëlqen të qëndrojë në pushtet si sulltan, ndërsa për Lulzim Bashën ka thënë se i pëlqen qeverisja sipas modelit rus.

“Imagjinoni pak Edi Ramën, Lulzim Bashën Ilir Metën, të përballen me ligjin, ku gjyqësori do të ishte i pavarur dhe të guxonte të hetonte politikën. Nëse arrihen këto atëherë ne do të arrijmë të imagjinojmë përfundimin e procesit të integrimit Europian. Jam një nga ato persona që jam sulmuar më shumë në Shqipëri, më është hedhur kaq shumë baltë dhe vrer kur vendosa të mos e djeg mandatin.

Më lejoni të them që ky vullnet nuk ekziston, këtij që është sot në pushtet i pëlqen ideja të qëndrojë si sulltan. Ai që qëndron jashtë që do të bëhet kryeministër i pëlqen modeli rus i qeverisjes, pasi eliminon të gjithë bashkëpunëtor që japin gjak e vlerë PD, ai i shpall armiq deri në vdekje do të sundojë edhe nëse selia e tij kthehet në një barake. Nuk e duan integrimin sepse është më shumë fuqi për gjyqësorin, për drejtësinë, këta nuk e duan procesin e integrimit sepse e kanë në plan të grabisin çdo pronë më vlerë në këtë vend. E pasi ta bëjnë të gjithë këta me plaçkën e vjedhur do të jetojnë në një vend tjetër“, tha Hajdari.