Qytetarët shqiptarë dhe ato Serbisë do të mund të udhëtojnë ndërmjet dy vendeve vetëm me karta identiteti duke lehtësuar në këtë mënyrë lëvizjen e lirë ndërmjet dy shteteve. Marrëveshjen e bënë publike Kryeministri Rama dhe Presidenti Vuçic në takimin online të Mini-Shengenit të organizuar nga kreu i qeverisë maqedonase Zoran Zaev.

Shqipëria dhe Serbia kanë firmosur marrëveshjen për lirinë e lëvizjes të qytetarëve ndërmjet dy vendeve vetëm me kartë identiteti. Një hap tejet pozitiv.

Rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19 në rajon ka detyruar Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë për të nisur bashkëpunimin për të përballuar pandeminë.

“Kemi firmosur një memorandum për të ndarë informacionet dhe eksperiencën me njëri-tjetrin për përballimin e pandemisë Covid 19”, ka thënë kryeministri Rama.

Në samitin e Sofies që do të mbahet të martën Kosova do të bashkohet zyrtarisht në Mini-Shengen, nisëm e 3 kryeministrave Vuçic-Rama-Zaev.

Nesër në samitin e Sofies do të nisë një fazë e re bashkëpunimin me pjesëmarrjen e Kosovës. Uroj që edhe dy shtete e tjera (Bosnja dhe Mali i Zi)  të na bashkohen përfundimisht që kështu të ecim të bashkuar drejt një të ardhmje më të mirë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të marrë pjesë në Samitin e Sofjes, në bazën e të barabartëve, i cili është vazhdimësi e Procesit të Berlinit. Tregu i Përbashkët Rajonal – Katalizator drejt Tregut të Bashkimit Evropian do të jetë të jetë tema e Samitit të Sofjes, në të cilin do të mbajnë fjalën, Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron si dhe Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi.