Me 94 vota pro, parlamenti miratoi të hënën marrëveshjen me kompaninë “Pfizer”, përmes së cilës qeveria ka siguruar 500 mijë doza për vaksinën kundër koronavirusit.

Kryeministri Edi Rama publikoi 3 skenarë, ku më ambiciozi është vaksinimi i popullatës brenda 14 muajve të ardhshëm.

Rama: Vaksinimi ka 3 skenarë. Skenari me ambicioz është vaksinimi i të gjithë kategorive dhe moshave që përfshihen në planin e vaksinimit brenda 14 muajsh. Skenari tjetër ka një agjendë 18 mujore dhe ai i treti 24 mujore.

Ne do të bëjmë gjithçka për të shkuar për të shkuar sipas skenarit të parë. Me votimin sot në Kuvend, hapet rruga për të marrë sipas marrëveshjes së dakordësua në parim, doza e parë do të vijë javën e tretë të janarit dhe pastaj shkallë-shkallë do të marrim sasinë e dakordësuar. Mund të porosisim edhe doza të tjera me marrëveshjen e firmosur nga të dyja palët.

Pfizeri bëri një deklarim publik që ka krijuar shumë pakënaqësi gjerësisht me shtyrjen me një javë të gjithë angazhimeve të veta me vendet ku është angazhuar për të rritur prodhimin dhe për të krijuar kushte që të rritet ky prodhim duke bërë një frenim të përkohshëm për shkak të infrastrukturës. Nga ana jonë ne jemi tërësisht të përgatitur.

Negociatat me “Pfizer” i cilësoi të vështira teksa bëri të ditur se qeveria është në komunikim me kompani e shtetet të tjera.

Lexo me shume: Marrëveshja me Pfizer, Rama: Është një vaksinë e shtrenjtë, ndaj porositëm fillimisht 500 mijë doza

Për t`ju përgjigjur dyshuesve e për të vërtetuar efektshmërinë e vaksinës, Rama tha se mjekët do të bëjnë transparentë nivelin e antitrupave.

Kryeministri iu kthye sërish rastit të korrupsionit në Spitalin “Shefqet Ndroqi” ku kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për denoncimin e rasteve të tilla.

Ndërkohë Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje qeverisë që të bëjë transparente marrëveshjen e arritur me Pfizer.

Lexo dhe: Në mëshirë të fatit, Ministria e Shëndetësisë asnjë fond për kurimin jashtë të mjekëve me Covid

Deklaratat Kreu i Shtetit i bëri nga Vlora aty ku takoi banorët e Selenicës dhe të Orikumit për t`i siguruar ata se Presidenti nuk ka krijuar asnjë pengesë në zhvillimin e projekteve infrastrukturore në këtë zonë.