Rama tregon arsyen pse nuk pranon debatin me Lulzim Bashën

Rama tregon arsyen pse nuk pranon debatin me Lulzim Bashën

Kryeministri Edi Rama ka treguar për herë të parë se përse nuk pranon një debat publik me kryedemokratin, Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin “Përballë” kreu i qeverisë ka thënë se theksoi se debati publik nuk është traditë e zgjedhjeve shqiptare.

Më tej ai ka thënë se nuk dëshiron që ti rikthehej risisë së debatit për aq kohë sa përballë tij ka një lider që nuk mban përgjegjësi për ato që thotë dhe bën.

Pse nuk pranoni një debat me Lulzim Bashën?

Rama: S’di të ketë pasur ndonjëherë në zgjedhjet shqiptare debat me kryeministrit dhe rivalëve përkatës. Nëse është një traditë dhe unë e kam thyer më thoni.

Po pse të mos e nisni ju?

Rama: Do duhej që të ishte vërtet përballë një lider që është përgjegjës për atë që thotë dhe atë që bën dhe jo dikush që edhe pse falë konsulentëve i ka fshehur nga ekranet ata që e kontrollojnë dhe ata që mund ta fshijnë për 30 sekonda nga ai pozicion. Është fare e thjeshtë.

LSI është Ilir Meta, PD është Sali Berisha?

Rama: Po patjetër!

Po PS?

Rama: PS është një skuadër që unë kam nderin e madh ta drejtoj.

Vendi Edi Rama Lajme lulzim basha Politikë

EMISIONET