Nga Shkodra, ku ka qenë duke inspektuar by passin e këtij qyteti, kryeministri Rama ka hedhur akuza ndaj qeverisë së kaluar.

Ai u shpreh se qeveria e Berishës kishte llogaritur edhe këtë segment si të mbaruar, por që faktikisht, sipas Ramës, po mbarohet vetëm sot.

Po ashtu, Rama shtoi se tenderat e bërë ishin për faqe të zezë dhe kanë sjellë kosto edhe si ajo e Elbasan-Tiranës për buxhetin.

Rama: Kjo është një histori e trashëguar nga e kaluar. Po ndërtohet sot, por ishte llogaritur si e bërë, këto 4 kilometrat. Ato 10 milionë kilometrat që llogarit Saliu ishte edhe ky që s’ka mbaruar akoma edhe sot.

Tendera kanë bërë ata, i kanë bërë për faqen më të zezë, i kanë bërë me projekte që u shtohen kostove rrugës, i kanë bërë edhe si ajo Tiranë-Elbasan që kthehen edhe në kosto për shtetin shqiptar. Se sheh rrushi rrushin e piqet dhe u bashkua rrushi i kuq me rrushin blu dhe doli një lloj rrushi që e bëri lëng buxhetin e shtetit.

Ajo që ka vlerë është se ne do ta ndërtojmë. Nuk shoh asnjë problem nga pikëpamja panoramike, se nuk është shëtitore, por rrugë makinash. Nga pikëpamja e peizazhit është më së miri.