Rama: Taksa zero, pagë minimale 30 mijë lekë. Taksa e sheshtë kërcënon më të dobëtit

Rama: Taksa zero, pagë minimale 30 mijë lekë. Taksa e

Në konferencën e përjavshme “Ekonomia në Fokus”, kryeministri Edi Rama bëri premtime të reja.

Pas 8 vitesh në qeveri, kreu i mazhorancës premtoi pagë minimale zero, dyfishim të ndihmës ekonomike dhe taska zero.

" Taksat ZERO, Paga Minimale 30 mijë lekë dhe Ndihma Ekonomike Dyfish, tre realitete të reja për biznesin e vogël, punëtorët dhe familjet në nevojë", premton Rama."Është një stacion e një rruge që vazhdon, nuk është një shumë për të pritur duartrokitje apo lëvdata, por shumë sfiduese, qoftë për subjektet që përfitojnë këtë pagë, qoftë për ne që duam ta rrisim përfitimin e tyre, por ama krahasuar me ku ishim jemi ku e ku, në 2013 ishte 22 mijë lekë, ku po të heqësh edhe sigurimet, shifra bëhet e papranueshme. Ambicia jonë është që pagën minimale ta rrisim më tutje dhe siç kemi arrtitur sot falë të gjithë përpjekjeve të bëra në të gjithë këto vite, të zerojmë taksën, përtej premtimit të dhënë, ashtu edhe njësoj si në këtë pozcion duam të arrijmë në një pozicion edhe të posacëm edhe për pagën minimale dhe e fundit, por jo për nga rëndësia,. Kemi dyfishuar ndihmën ekonomike dhe do e mbajmë dy fish deri në përfundim të pandemisë dhe do të synojmë dyfishimin e saj konstant gjithë kohës edhe pas përfundimit të kësaj lufte. kush gjykon mandatin tonë të dytë dhe do të jap një mendim objektiv duhet të mos harrojnë që ka qenë mandati më i jashtëzakonshëm në histori, sepse gjysma e këtij mandati ka qenë në luftë me 2 fatkeqësi të jashtëzakonshme dhe sic po dalim fitimitar nga lufta me tërmetin, duke i shëruar hap pas hapi plagët që hapi tërmeti ashtu do të dalim edhe nga kjo luftë verbale. Jam i vetëdijshëm që ky është moment kyc në këtë luftë dhe lidhet me vaksinimin. Duke parë c'po ndodh në disa vende që për arsye të fuqëisë së tyre, për arsye të pozicionit të favorshëm në raport më furnizimin e vaksinës, si Izraeli e Britania e Madhe që po e shohin me optimizëm fundin e tunelit, për shka se janë vaksinuar më shumë se gjysma e popullsisë, është e qartë që vaksinimi është një armë shumë e fuqishme, për ta kthye rvendin në një vend pa COVID. Është frymëzuese ajo që po ndodh në ato vende, ku Izraeli po shkon drejt hapjes konstante pasi e parapagoi trefish, vaksinën nga Pfizer dhe Moderna me procesin e shpikjes, pa pritur që të aprovohet dhe të bëhet funksionale. Izraeli bëri një bast shumë të madh, sot disponon gjithcka i duhet për të vaksinuar popullin e vet", tha Rama.

Ndërkohë kryeministri sulmoi edhe programin ekonomik të PD, kryesisht taksën e sheshtë.

"Pala tjetër ripredikon taksën e sheshtë duke kërcënuar faktikisht më të dobëtit me rikthimin në kohën kur 100% e bizneseve paguanin tatim-fitimi 10% dhe TVSH, ndërkohë që sot 91% e bizneseve paguajnë 0% tatim-fitimi dhe 0 TVSH. Dhe vetëm 9% e tyre, flas për biznesin e madh në këtë rast, paguajnë 15% tatim-fitimi. Ndërkohë brenda 91% janë faktikisht 111 mijë biznese me rreth 300 mijë persona të punësuar", tha ndër të tjera kryeministri Rama.

Vendi Edi Rama Lajme Politikë Lajmi i fundit ekonomia premtime Aktualitet konferenca taksa e sheshtë

EMISIONET