Kryeministri Edi Rama ka arritur në Vjenë për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Special të OSBE për krizën në Bjellorusi.

Rama ka takuar zëvendës sekretaretarin e shtetit të SHBA i cili është njëkohësisht edhe i dërguari i SHBA për Bjellorusinë, Stephen Biegun.

Shqipëria udhëheq këtë vit Kryesinë e OSBE, dhe Rama si kryeministër është dhe kryetar i saj.