Kryeministri Rama ka vizituar sërish ditën e sotme kantinerin e ndërtimit ku ka nisur puna për ngritjen e Spitalit të Fierit.

Ndërkohë, masat e sigurisë për shefin e qeverisë kanë qenë maksimale.

Garda dhe Policia ishte vendosur në të gjithë segmentin rrugor që të çon te spitali, ndërkohë autokolona e Ramës përbëhej nga disa fuoristrada ngjyrë të zezë.

Spitali rajonal i Fierit do të bëhet me angazhimin e presidentit të Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan me jnë kosto që shkon deri në 70 milion euro.

Por, më 11 Janar, 12 familjet pronare të tokës protestuan duke kundërshtuar vlerën e kompensimit, por pas një takimi pa mediat me kryeministrin Edi Rama u dakordësuan të japin token.