Kryeministri Edi Rama rikthen strategjisë paraelektorale të me të cilat fitoi zgjedhjet e 2013.

Por ndërsa në 2013 ftoi shqiptarët që kishin studiuar për mjekësi të vinin të jepnin kontributin në sistemin shëndetësor shqiptar, këtë herë fton shqiptarët ekselentë që janë diplomuar jashtë për insfrastrukturë.  

Kryeministri Edi Rama përgatit thirrjen për të integruar ekspertët shqiptarë jashtë vendit në skuadrat e ekselencës që do të ngrenë për ato që I quajti projekte madhore të infrastrukturës.

 Jemi duke përgatitur një thirrje publike për ekspertet shqiptarë jashtë vendit që do të duan të bëhen pjesë e kësaj përpjekje dhe të  integrohen në skuadrën e ekselencës që do ngrëmë dhe të fillojmë të thithim fondet nga buxheti evroipian dhe për të mundur të shohim zbatimin në periudhën 2021-2023 si procese që përfshijnë këtë mandat dhe këtë plan buxhetor të komisionit të ri evropian”, tha Rama.

Por një eksperiencë e tillë për disa shqiptarë të kthyer me qëllim që të jepnin kontributin në Shqipëri pati zhgënjim.