Rama prezanton masterplanin e Portit të Durrësit: Do investohen 2 mld euro

Rama prezanton masterplanin e Portit të Durrësit: Do investohen 2 mld

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Durrës, ku dhe do të preazntoj masterplanin e Portit të Durrësit, që do të ndërtohet nga kompania Emaar Group dhe do të investohen 2 miliardë euro.

Rama në një postim që ka bërër në rrjetet sociale , thotëse ky investim do të ndryshojë strukturën e industrisë së re të Turizmit Shqiptar dhe do të nxisë efektin ekonomik zinxhir në bregdetin shqiptar.

"Durrës - Teksa po dalim nga tuneli i gjatë i pandemisë një Epokë e Re po hapet për Durrësin e për krejt Shqipërinë. Porti i ri turistik, ndër më të mëdhenjtë e Mesdheut, do të injektojë vetëm gjatë ndërtimit nga kompania e madhe globale Emaar Group, 2 miliardë euro dhe do të ndryshojë strukturën e industrisë së re të Turizmit Shqiptar.

Impakti i këtij investimi që kryhet nga kompania që ndërtoi Portin e Dubait dhe ka autorësinë e ndërtimeve më spektakolare në Emiratet e Bashkuara, e në plot vende të botës, do të ndryshojë thellësisht ekonominë e qarkut të Durrësit si edhe do të krijojë një efekt ekonomik zinxhir në krejt bregdetin shqiptar, ku ka nisur ndërtimi i Portit të Ri Turistik të Sarandës, do të nisë deri në qershor ndërtimi i Portit të Ri Turistik të Vlorës dhe sipas Planit 2021-2025 do të nisë brenda vitit 2023 ndërtimi i Portit të Ri Turistik të Shëngjini", shkruan Rama.

Vendi Edi Rama Lajme Politikë zgjedhjet 25 prill 2021

EMISIONET