I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kryeministri Rama u shpreh se mundësia që banesat individuale të ishin gati deri në fund të këtij viti u ndërpre nga Covid.

Rama: Mundësia që banesat individuale të ishin gati deri në fund të këtij viti u ndërpre nga Covid. Me gjithë mbylljen e dy muajve që lidhet me arkitektët dhe ndërtuesit, gjë që e bëri të pamundur.

Ne premtuam që edhe shkollat të ishin gati para vitit të ri shkollor, u shty dhe po përfundojnë në këtë periudhë.

Është e saktë se ka rreth 1400 familje që jetojnë në çadra dhe jetojnë me vullnetin e tyre pasi janë pranë tokës së tyre meqë merren me bujqësi.