Kryeministri Rama e ka përshëndetur arritjen e një marrëveshjeje mes BDI-së dhe LSDM-së në Maqedoninë e Veriut.

Rama shkruan në Twitter se kjo është një ditë e shënuar për shqiptarët dhe se tashmë marrin një peshë tjetër në politikën e vendit fqinj.

Rama: Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve, Zoran Zajev, marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj. Urime të gjithëve, veçanërisht Ali Ahmetit, që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë.