Kryeministri Edi Rama ka vizituar ambientet e QSUT me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Gjatë bashkë bisedimit për situatën e Covid-19 në vend, ka patur dhe shkëmbim batutash ndërmjet Ramës dhe mjekut Tritan Kalo.

Fillimisht Rama nuk la po ia bërë të qartë mjekut se i di kritikat që ai ka për menaxhimin e situatës pandemike por dhe sistemit shëndetësor në përgjithësi dhe me batutë i tha se besonte se do binte dakord për rritjen e pagës që kishin planifikuar.

Edi Rama: ‘’Besoj që do të kemi edhe miratimin e profesorit që e kemi mik të mirë në të gjitha drejtimet që dhe për faktin nuk përton të na kritikojë me të drejtë dhe pavarësisht me dashamirësi, pavarësisht se fjalëti  ka të mira.’’

Mjeku ia ktheu batutën kryeministrit kur tema e bisedës u zhvendos në mbajtjen e maskës. Kryeministri u justifikua përballë të gjithë mjekëve që kishin maskë.

Teksa kryeministri Rama tha se maska në ambiente të hapura nuk është e domosdoshme, Tritan Kalo ia ktheu duke thënë se ata e mbajnë që të mbrojnë kryeministrin.

Edi Rama: ‘’Maska në ambiente të hapura nuk është domosdoshme.”

Mjeku Tritan Kalo: ‘’E mbajmë që t’iu mbrojmë juve.’’

Edi Rama: ‘Unë ju falënderoj por jemi në distancë të mjaftueshme, që të paktën të mos e mbajmë maskën në këto momente.’’