I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kryeministri Rama u shpreh se bizneset e vogla paguajnë shumë pak taksa se në vitin 2013.

Rama: Sot që flasim në vendin tonë ka 133 kantierë që janë punë për ujin drejt përfundimit dhe që janë bërë me faza qysh në vitin 2013. Sa për premtimet, se ka premtime të pambajtura plotësisht, por edhe të tejkaluara.

Në vitin 2013 u kemi premtuar bizneseve të vogla se do të paguajnë më pak. Se ata paguajnë njëlloj sa ata që quani oligarkë. Në qeverinë time nuk ka as të brendshëm të jashtëm e të brendshëm që të më thonë që të bëj kështu apo ashtu.

Jo vetëm që i ulëm, por për ata që kanë xhiro deri në 14 milionë lekë e bëmë zero tatim fitimin dhe për 10 milionë zero TVSH-në. Këtu ka njerëz që i duan gjërat si në Gjermani dhe nuk duan të paguajnë taksa.