I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kryeministri Rama u shpreh se çështja e koncesioneve të qeverisë Berisha, ka qenë një pjesë e një qëllimi të mirë brenda poezisë së opozitarizmit të fushatës,

Rama: Çështja e koncesioneve të qeverisë Berisha, ka qenë një pjesë e një qëllimi të mirë brenda poezisë së opozitarizmit të fushatës, por gjëja që ka ndodhur dhe arsyeja pse nuk ka pasur anulime të tilla, është se koncesionet që kemi goditur janë të njohura, të bëra me parlament.

Kur kemi ardhur në pozitë jemi nisur nga ideja që, brutaliteti i koncesionit të skanimit të mjeteve në dogane që nuk skanohen, do të paguanin tarifë, ka qenë i tmerrshëm. Ishim të bindur që do ta fitonim në arbitrazh. Kemi kërkuar që ta pajtojmë studion ndërkombëtare për ta prishur atë koncesion.

Studioja na tha se nuk mund dot që të nënshkruajnë një kontratë me ne për këtë koncesion skandaloz, pasi ishte çmendur parlamenti ynë.