Kryeministri Edi Rama ishte sot në Laç për të ndjekur nga afër punimet për ndërtimin e lagjes së re, financin ky nga qeveria e Turqisë, një kompleks modern banimi me 524 apartamente, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë të standardeve europiane.

Njëri nga inxhinierët i tha kryeministrit se kompleksi po bëhet që të përballojë lëkundje deri në 9 ballë, ndërsa Rama tregoi edhe interesin e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për ecurinë e punimeve.

Isha me presidentin në rezidencën e tij dhe folëm edhe për këtë, sepse ai interesohet herë pas here si po ecën puna dhe shumë i kënaqur që puna ka filluar intensivisht. Kështu që edhe njëherë faleminderit. Është shumë e rëndësishme që ta bëjmë jo vetëm shpejt, por edhe mirë” tha Rama.

Ditët e fundit, për shkak edhe të çështjes së detit me Greqinë, kryeministri Edi Rama e ka shprehur disa herë faktin se “është krenar që është mik i presidentit turk”.