Rama ngatërron Qemal Stafën me Vilhelm Telin? Paloka: Nuk ka faj Elisa për Don Kishotin, historinë e mësoi nga filmat e Kinostudios

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se në postimin me rastin e çlirimit ka ngatërruar shprehjen e Qemal Stafës me atë të Vilhelm Telit.

Paloka ka vijuar më tej duke nënkuptuar se kryeministri e ka mësuar historinë nga filmat e dhënë nga Kinostudio “Shqipëria e Re.”

“Nuk ka faj Elisa qe Don Kishotin e shpalli veper te “folklorit shqiptar”...”skenderbeu” i saj (me i dituri dhe i lexuari i “rilindasve” ) e dijka qe “Vilhelm Telin” e paska shkruajtur Qemal Stafa...Hajde merru me Gjicin pastaj

P.S Keshtu ndodh kur dhe “historine” e meson nga filmat e Kinostudios “Shqiperia e re”. Se sa per histori arti e histori letersie qe lideri i gjitheditur i ka bere ne shkollen e larte...shih e shkruaj!”, Shkruan Paloka.

Vendi Edi Rama Lajme edi paloka Aktualitet qemal stafa

EMISIONET