Pasnesër, duke nisur nga ora 10:00, Parlamenti mblidhet në seancën e rradhës plenare.

Gjithçka nis me interpelancën urgjente me kryeministrin Edi Rama, kërkuar nga deputeti Ralf Gjoni, ndërsa kryeparlamentari Gramoz Ruçi urdhëron marrjen e masave në kuadër të aktit-normativ të fundit lidhur me pandeminë Covid-19.

Kështu, as në parlament nuk do të lejohet grumbullimi i më shumë se 10 personave.

Urdhëri i Gramoz Ruçit:

Një javë, për shkak të Covid-19, u pezullua seanca plenare, ndërsa Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i bëri një kërkesë pranë Komitetit Teknik të Ekspertëve për të bërë një interpretim lidhur me vazhdimin ose jo të punës normale të Parlamentit.

Vendimi i sotëm i Kuvendit vjen rreth një javë pasi Komiteti vendosi moslejimin e asnjë aktiviteti me mbi 10 persona, qoftë në vende të hapura apo të mbyllura.