Rama: Nëse njerëzit nuk vendosin maskën jashtë shtëpisë, edhe ditë votimi të jetë, do vendoset karantina

Rama: Nëse njerëzit nuk vendosin maskën jashtë

Gjatë pritjes së 7050 vaksinave Pfizer në aeroportin e Rinasit kryeministri Rama u shpreh se nëse mbahet ky ekuilibër më infektimet dhe Covid nuk është nevoja për karantinim të vendit.

Rama shtoi se nëse njerëzit nuk do kufizohen, nuk do vendosin maskën jashtë shtëpisë, atëherë sigurisht ora policore do ulet dhe kufizimi do rritet, duke theksuar se edhe sikur ditë votimi të jetë, karantim do bëhet.

Rama: Shëndeti është mbi zgjedhjet dhe gjithçka tjetër. Në kushtet që jemi sot për sot, nëse mbajmë këtë ekuilibër nuk kemi nevojë të karantinohemi. I kam dëgjuar me vëmendje ekspertët. Gjithmonë e më shumë po fiton terren shqetësimi i një tjetër pandemie, që është pandemia psikike. Efektet traumatike gjatë kësaj kohe, shtrëngimeve tek psiqika e kësaj dynjaje. Kur Greqia u mbyll, ka një komponent që përgjigjet. Është kollaj të themi hajde ta mbyllim, por përse duhet ta mbyllim. Nëse numrat qëndrojnë në ekuilibër brenda parashikueshmërisë dhe nëse spitalet vijojnë brenda kapacitetet e parashikuara, atëherë duhet të vijojmë jetën.

Prandaj arsyetimi i ekspertëve tanë është tërësor dhe jo një arsyetim mekanik. Nëse njerëzit nuk do kufizohen, nuk do vendosin maskën jashtë shtëpisë, atëherë sigurisht ora policore do ulet dhe kufizimi do rritet. Edhe sikur ditë votimi të jetë, karantim do bëhet. Duhet t’i kemi parasysh të gjitha këto, dhe të shohim dinamikën. Nuk mund të jetë ilaçi më i dëmshëm se sa sëmundja vetë. Duhet të krijojmë mundësi që njerëzit të shkojnë në punë, të dalin të marrin ajër. Nëse shikoni studimet e fundit janë alarmante përsa i përket efekteve psikologjike që lidhen me këto kufizime.

Vendi Lajme Lajmi i fundit karantina rama Aktualitet votim

EMISIONET