Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi. Përmes një postimi në facebook Rama informon se ka pasur një takim me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, të cilin e quan “miku i çmuar”.

Biseda ka qenë gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku kanë folur “gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor”