Ekonomia sot? Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për medien me ministren e Financave Anila Denaj dhe ministrin per Rindertimin, Arben Ahmetaj për të hedhur poshtë akuzat se qeveria po favorizon biznesin e madh dhe po rrënon biznesin e vogël.

Sipas Ramës bizneset e vogla që kryejnë një xhiro deri në 14 milionë lekë të reja nuk paguajnë asnjë tatim fitimi. Bizneset e vogla ë kryenjnë një xhiro deri në 10 milionë lekë të reja nuk paguajnë tvsh.

Këtë mbështetje biznesi i vogël në vend e ka si I vetmi komunitet në të gjithë rajonin. ” Duam të hedhim hapa të tjerë më tutje. Ndryshe çfarë thotë dhe zhurmon propaganda ne i kemi taksuar më shumë ata që fituan më shumë”

Rama kërkoi të bindë se janë taksuar ata që fitojnë më shumë. Nderkohe sot ne nje intervistë për “Ditë e Re” Kryetari i Shoqatës së biznesit të vogël, Albert Nasto dha alarmin se biznesi i vogël është në një gjëndje alarmante kritike dhe gati në fund të humnerës.