Rama "ndërmjetësi" i Turqi-Greqi/ Gaba: Një përpjekje për tu futur në një lojë më të madhe se ai

Rama "ndërmjetësi" i Turqi-Greqi/ Gaba: Një

Në një intervistë për Ora News, analisti Gentian Gaba komentoi takimin e fundit të kryeministrit Edi Rama në Greqi dhe përpjekjet e tij për të bërë negociatorin mes Ankarasë dhe Athinës.

Sipas tij, afrimi i ditëve të fundit mes dy shteteve është lajm i mirë pasi pritet të sjellë një klimë më të mirë në rajon dhe në Europë.

“Duke dalë nga ky pellgu ynë i vogël, nëse shohim marrëdhëniet Turqi-Greqi vitin e shkuar, duhet të themi se afrimi i këtyre ditëve është një lajm i mirë sepse do ti çojë në një nivel tjetër marrëdhëniet mes dy shteteve dhe do të sjellë një klimë më të mirë në rajon por edhe në Europë”, tha Gaba.

Sa i përket përpjekjes së kryeministrit Edi Rama për të marrë rolin e "ndërmjetësit" mes palëve, Gaba u shpreh se kjo është thjesht një përpjekje, pa efekt, e shefit të qeverisë për tu bërë pjesë e një loje të madhe.

“Nuk quhet ndërmjetësim ky. Është term i gabuar në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në rastin më të mirë, në letërsinë diplomatike këto “shërbime të mira”, por as kështu nuk është. Po para se të shkoj te kjo dua  të bëj një parantezë. Atëherë, jemi duke analizuar një situatë që është shumë e komplikuar se sa na shfaqet nga teknologët politikë të Tiranës, përsa i përket marrëdhënies së Turqisë me Greqinë. Turqia, de facto, është në një fazë daljeje nga një izolim shumë i madh ku ndryshimi i administratës Trump me atë Biden e mbyll akoma më shumë hapësirën e Turqisë, e cila është në konflikt jo vetëm me Greqinë por për pasojë edhe me BE-në. Nga kjo pikëpamje, ndryshimet e administratës amerikane dhe sanksionet e BE-së e detyrojnë Erdoganin të dalë në një linjë të re, një faqe të re, siç e quajti ai vetë, me Bashkimin Europian dhe kjo nis nga përmirësimi i raporteve me Greqinë.

Në këtë mes, nga kjo lojë e madhe, del përpjekja e vogël e Ramës për tu bërë headline. Personalisht nuk e shoh më shumë se kaq. Një përpjekje për të përdorur vullnetin e mirë të ministrit të jashtëm turk për të cituar atë, për një përpjekje të Ramës, nuk do ta përkufizoja më shumë se kaq. Thjesht një përpjekje për tu futur në një lojë më të madhe se ai. Por, nuk ka efekt sepse takimi do të mbahet më 25 janar në Stamboll dhe vijimësia do ti mbetet palëve dhe nuk shoh asnjë arsye që të ketë një ardhje këtu në Tiranë", u shpreh ndër të tjera Gentian Gaba në intervistën e tij për Ora News.

Lexo edhe:

Bisedimet Turqi-Greqi/ “Kathimerini”: Nuk pranuam ofertën e Ramës, donte të binte në sy

/a.r,OraNews

Vendi Edi Rama Lajme Ora News intervista Politikë gentian gaba Aktualitet greqi-turqi Intervista në Ora News

EMISIONET