Kryeministri Rama ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Diego Armando Maradonës.

Rama shkruan në Facebook se Maradona mrekulloi botën me magjinë e talentit të tij.

Rama: La Mano de Dios, Dora e Zotit u kthye tek Zoti – kjo ishte shprehja më prekëse që lexova në këtë moment trishtimi për vdekjen e Moxartit të futbollit, i cili mrekulloi botën me magjinë e talentit të tij… U prehtë në paqe.