Vazhdojnë replikat ndërsjellta mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta.

Rama shkruan se nuk ka pasur principata, monarki apo republikë në botë që të ketë dhënë dekorata për heronjtë e luftërave të shkuara.

Rama shton se Meta heronjtë t’i mbaji në zemër e në mendje kur flet e vepron, jo duke sharë si i dehur me ata në gojë e duke nxitur dasi, sherr e rrëmuja.

Rama: Ilir, ti duhet ta kuptosh se nuk ka pasur para teje dhe nuk do ketë pas teje, as principatë, as monarki, as republikë në botë, që të ketë dhënë dekorata për heronjtë e luftërave të shkuara! Kjo është komedia e një marrëzie të pashoqe që të bën gazin e botës dhe të republikës sonë! Heronjtë mbaji në zemër e në mendje kur flet e vepron, duke respektuar detyrën e lartë e duke dhënë shembullin që detyra të imponon, jo duke sharë si i dehur me ata në gojë e duke nxitur dasi, sherr e rrëmuja për interesat e tua krejt personale dhe për partinë tënde të degraduar!

Lexo edhe: